Q.Aliu: Bujar Osmani dhe Artan Grubi në garë për ta ,,flladitë” të parin e partisë!

Opinionisti i njohur Qenan Aliu ka komentuar deklaratat e fundit të eksponentëve politkë të BDI lidhur me kombinatorikat për formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 15 korrikut..

Në postimin e tijë të fundit në FB shkruan:

,,NASER ZYBERI me pjekuri e maturi në prononcimet e tij post zgjedhore e reflekton dhe etablon kondicionin negocius të BDI-së. Ndërkaq Bujar Osmani dhe Artan Grubi me diskursin, provokues dhe arogant, me qëllim poltronist se kush më shumë prej tyre do ta ,,flladitë,, të parin e partisë, e mpinë faktorizimin e fuqisë së numrave.
Me këtë preputencë politike mund të shpërfaqin refuzim të befasueshëm nga operatorët politik të interesuar për formimin e qeverisë, e tju mbetet që të vazhdojnë edhe më tutje ,,pahitje,, nën flladin e bagremave, drunj të preferuar nga kryetari Ali AHMETI !

(q/a)