– Rusia së shpejti do të mund ta kundërshtojë armën hipersonike të vendosur nga vendet tjera, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin.
Ai shtoi se vendi i tij është para SHBA-së kur bëhet fjalë për zhvillimin e llojeve të reja të armëve, transmetojnë mediumet amerikane.
Pas kolapsit të disa marrëveshjeve për kontroll të armëve nga koha e Luftës së ftohtë, edhe Rusia edhe SHBA-ja i përforcuan aftësitë e tyre ushtarake. Rusia vitin e kaluar i vendosi raketat e saj të para hipersonike, të cilat mund të mbajnë municion, ndërsa Pentagoni planifikon këtë ta bëjë deri në fillim ose në mes të kësaj dekade.
“Është shumë e sigurt, se derisa vendet udhëheqëse në botë kanë një armë të tillë, ne do të kemi mjete për luftë kundër armës hipersonike”, ka thënë Putin.
Rusia dhe SHBA-ja kanë pothuajse sasi të barabarta të armëve bërthamore, ndërsa Putini theksoi se Moska është para Uashingtonit kur bëhet fjalë për zhvillimin e armës avancuese./MIA
Rajon-Botë Putin: Rusia do të ketë përgjigje përkatëse për armën supersonike