Putin pёr koronavirus, mё e keqja ende nuk ka ardhur

Kulmi i shpërthimit të koronavirusit në Rusi mbetet ende përpara pasi gjithnjë e më shumë raste raportohen në të gjithë vendin, tha Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një videokonferencë me specialistë të hënën.

“Përhapja e epidemisë, për fat të keq, vazhdon,” tha Putin në konferencë televizive. “Numri i qytetarëve të infektuar me koronavirus po rritet, dhe jo vetëm në Moskë, e cila ishte e para që u përball me virusin.”

Moska dhe rajoni i saj akoma përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve të koronavirusit, por rajonet e vendit kanë mbetur dy-tre javë prapa, tha në takim Zëvendës Kryeministri Tatyana Golikova, raportoi CNN.