Putin: Optimizmi dhe humori i Boris Johnson do ta ndihmojnë të shërohet

Presidenti rus, Vladimir Putin uroi sot një shërim të shpejtë për kryeministrin britanik, Boris Johnson, i cili është prekur nga koronavirusi dhe i është nënshtruar kujdesit intensive.

“Jam i sigurtë se energjia juaj, optimizmi dhe sensi i humorit do t’iu ndihmojnë ta mundni sëmundjen”, deklaroi Putin në një telegram drejtuar drejtuesit britanik, cituar në një komunikatë të Kremlinit.

“Dëshiroj t’u shpreh mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për ju”, shtoi ai.

Shëndeti i Boris Johnson, i sëmurë me COVID-19 që prej 10 ditësh, është përkeqësuar dhe iu nënshtrua dje kujdesit intensive në Londër.