Përqindja e rusëve që mbështesin aktivitetin e presidentit Vladimir Putin ka rënë për një kohë të shkurtër prej 59%, sipas institutit më të njohur rus të sondazheve ”Levada Center”.
”Putini mbetet popullor vetëm në mesin e grupeve që kanë aftësi të kufizuara për të ndryshuar jetën e tyre për mirë, siç janë të moshuarit dhe popullsitë e caktuara rurale”, tha sondazhi në një deklaratë.
”Vetëm 12% e të rriturve, nga 18 deri në 24 vjeç, e aprovojnë punën e Putinit”, sipas sondazhit.
Sondazhi u krye në fund të muajit të kaluar.
Ekonomia e varur nga nafta e Rusisë ka vuajtur gjithashtu në mes të një ngadalësimi ekonomik global të shkaktuar nga pandemia.
Çmimet e naftës ruse janë në nivelet më të ulëta historike.