Putin: Ka 5 mijë të vdekur nga lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë ka folur për konfliktin e përgjakshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në konferencën që u mbajt në Valdai, Putin tha se përllogaritej që të ketë rreth 5 mijë të vdekur nga të dyja palët.

Presidenti Rus theksoi se kjo është një tragjedi dhe se ishin vrarë rreth 13 mijë ushtarë gjatë 10 viteve të pushtimit të Afganistanit nga ish Bashkimi Sovjetik. Putin është pyetur nëse do të ndëhynte apo jo Rusia në luftë duke thene se si Armenia, ashtu dhe Azerbajxhani ishin aleatë të tyre, dhe ai ëhtë përgjigjur se kjo luftë duhet të marrë fund.

Duke folur drejtpërdrejt gjatë seancës plenare të Klubit të Diskutimit Valdai, Presidenti rus vuri në dukje se ai do të donte shumë të gjente një lloj kompromisi dhe flet disa herë çdo ditë me udhëheqësit e Armenisë dhe Azerbajxhanit. Ai gjithashtu shprehu shpresën se Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në zgjidhjen e konfliktit të Karabakut.