Punonjësit turistik nuk lëshojnë pe, nuk heqin dorë nga ultimatumi për transportin dhe pagat

Sektori i turizmit, një nga të më të goditurit nga pandemia e Covid-19. Ata kërkojnë që vendimi për udhëtim të 50 për qind për transport të autobusëve të ndryshohet më së voni deri më 15 gusht dhe të vazhdojë masa për subvencionimin e pagave.

“Askush nuk dëshiron të jetojë në barrë të shtetit, por ajo duhet të qëndrojë në anën e sektorëve të cilët kanë rënë në gjunjë me paraqitjen e korona krizës”, reagojnë punonjësit turistikë.

Punonjësit turistik thonë se nëse nuk marrin subvencione për paga, janë të detyruar të vendosin çelës në derë. Në një reagim punonjësit turisitk theksojnë se nuk heqin dorë nga ultimatumi që kanë vendosur. Ata paralajmërojnë edhe protesta me bllokim të të gjitha rrugëve./TV21