Punëdhënësit kërkojnë urgjentisht të formohet Qeveria dhe të sjell pako të re të masave antikrizë

Organizata e punëdhënësve kërkon formim të
shpejtë të Qeverisë me qëllim të sillet pako e re e masave antikrizë.
Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov ka thënë se veçmas në
goditje është industria e tekstilit. Biznesi me qepjeën e pajisjes mbrojtëse dhe
maskave po stagnon, ndërsa punëdhënësit alarmojnë se një numri të madh të
konfeksioneve u kanoset mbyllja në tetor për shkak të kërkesës së ulët nga
partnerët e tyre tradicional. Ankohen se tani janë lënë të vetëm të përballen kur
një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi. Ose janë pozitiv në koronavirus
ose janë në izolim.
Dimitrov ka thënë se patjetër të sillet pako e masave me qëllim të ruhen vendet
e punës, një nga masat e shembullit të Gjermanisë është shpenzimet për
punëtorët për katër orë t’i mbulojë punëdhënësi, ndërsa katër tjera shteti.
Analiza e klasterit të tekstliit ka treguar se janë të mundura largime në këtë
sektor, veçmas nëse pandemia me këtë intensitet vazhdon deri në fund të vitit.
Kjo deri në vitin e ardhshëm do të nënkuptonte likuiditet më të vogël, ndërsa
më shumë humbje të vendeve të punës. Një pjesë e fabrikave të tekstilit në
Shtip që në korrik e kanë paralajmëruar mundësinë që numri i të punësuarve në
këtë degë të përgjysmohet.
Ai kërkon Qeveria përmes sistemit elektronik për pagesën e rrogave në mënyrë
rigoroze të kontrollojë nëse paratë kanë arrit deri të punësuarit dhe publikisht
të publikojnë të gjithë që kanë bërë keqpëdorime. Por kërkojnë dispozita
precize që të mos ketë manipulime.
Për shkak të koronaviorusit në pjesën lindore të shtetit në periudha të ndryshme
përkohësisht janë mbyllur mbi 20 fabrika të tekstilit. Pjesa më e madhe në Shtip, ndërsa tjerat në Sveti Nikollë dhe Probishtip. Për shkak të situatës
alarmante në Shtip një pjesë e konfeksioneve nga 1 gushti janë në pushim
kolektiv vjetor. Një pjesë e madhe e tyre me punë fillojnë prej nesër./MIA