Publikohen pamjet e para të Thaçit në Aeroportin e Rinasit

Ora News ka mundur të sigurojë pamjet e zbritjes së tij në Rinas.

Ai ishte rrugës për Uashington kur u publikua aktakuza, çka detyroi anulimin e vizitës së tij atje.

Ndërkohë, Radio Evropa e Lirë bën me dije se Thaçi ka qenë në vjen në Vjenë sot dhe po priste fluturimin për tu kthyer.

Thaçi  ka preferuar të kthehet përmes linjës Vjenë – Tiranë.

Ndërkohë, akoma nuk ka një reagim të tij për aktakuzën e paraqitur, por vetëm një shkrim në Facebook: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë.