Publikohen dëshmi se Ljubishq Dikoviq kreu vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë

Ish-komandanti i ushtrisë serbe në kohën e Jugosllavisë, Ljubishq Dikoviq, ka bërë vrasje masive ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe për këtë ka dëshmi.

Kështu kështu ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltar i Ministrit në largim të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, ndërsa në njoftimin e tij ka publikuar edhe dokumente që faktojnë se Dikoviq kreu krime lufte, transmeton Klan Kosova.

”Ljubishq Dikovic personalisht ka mbikëqyrur situatën në zonën nën kontrollin e tij dhe personalisht ka dhënë urdhra se si ushtria duhet të manovrojë. Ai personalisht ka dhënë urdhra për vrasjet e shqiptarëve të pafajshëm, përfshirë fëmijë, dhe personalisht ka marrë pjesë kur ndodhnin vrasje të tilla. Ky është një nga dokumentet e shumta që tregojnë përfshirjen e Dikovic në vrasje masive. Prokurorët e Kosovës kanë dosjet për të paditur urgjentisht Dikovic”.