Publikohen “bomba” për ish drejtorin e Fondit Shëndetësor, Dan Donçev

Sot në YouTube, në profilin me emrin “Race Leplivi” janë publikuar tre audio incizime dhe një video incizim.

Në incizime pretendohet se dëgjohet zëri i ish drejtorit të Fondit Shëndetësor, Dan Donçev, i cili dha dorëheqjen në fillim të krizës me koronavirusin.

Në videon e publikuar mund të vërehet se si Donçev merr para të gatshme dhe i fut në një thes.