Brenda një dite gati është trefishuar numri i personave të infektuar me Koronavirus në Maqedoni edhe atë në kohën kur shpresonim që e fituan luftën me pandeminë. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, për dallim prej një dite më parë kur kishte 13 raste, kurse dy ditë më parë numri kishte rënë nën dhjetë. Pas gati 10 ditëve, numri i të infektuarve është përsëri më i madh se numri i të shëruarve. Në Shkup janë 11 raste të reja, në Veles 9 raste, në Prilep 5, nga dy raste në Kumanovë, Manastir dhe Tetovë dhe nga një rast në Shtip dhe Kriva Pallankë. Në 24 orët e fundit ka rënë edhe numri i personave që janë shëruar, gjithsej 22 pacientë dhe është regjistruar një viktimë nga Velesi. Në shtatë qendra testimi janë bërë 332 teste, transmeton Gazeta Lajm.
Për momentin nuk ka sqarim zyrtar për këtë rritje, kurse mjekët ende nuk mund të thonë nëse shkak është rënia e temperaturave.
Maqedoni Pse u trefishua sot numri i pacientëve me Covid 19 në Maqedoni,...