VMRO-DPMNE pyet se pse MPB-ja e largoi policinë nga Qendra tregtare e Qytetit ku janë prodhuar kriptomonedha? Pse MPB-ja i mbron kriminelët që sipas tyre kanë vjedhur energji elektrike në vlerë prej disa milionë eurove? Me atë që nga MPB-ja thonë se nuk ka vjedhje të energjisë elektrike, ndërsa nga EVN-ja se atje nuk kanë matës shtesë të energjisë elektrike, VMRO-DPMNE konstaton se MPB gënjen. Akuzojnë se LSDM-ja e mbron partnerin e tyre të koalicionit, familjen Bajram, dhe së bashku me MPB-në janë bashkëveprues në këtë krim serioz dhe se duhet të përgjigjen penalisht.
“Tre ditë heshtin drejtori i QTQ-së, Gjoko Trajçevski dhe kryetari i bordit të drejtorëve Trajanka Tasevska (bashkëshortja e drejtorit të sigurisë publike pranë MPB-së). Në mes të QTQ-së, në bodrumet prapa meje kanë prodhuar kriptomonedha disa vjet me radhë që kur LSDM-ja është në pushtet, me rrymë të vjedhur, ndërsa MPB-ja nuk do që të mbajë asnjë përgjegjësi duke i mbron kriminelët. Pse MPB-ja para tre ditëve e largoi policinë duke e penguar ta bëjë punën e saj?”, tha Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.