Pse Ali Ahmeti nuk ia uroi Albin Kurtit fitoren në zgjedhje, por e uron si kryeministër?!

Arben Asllani

Kryetari i BDIsë, Ali Ahmeti me vrap e ka uruar sot kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, pasi u votua në Kuvend.
Ahmeti madje ka shkruar elozhe për Kurtin në urimin që ja ka derguar.
Ky urim kaq i përzemërt i Ahmetit ka shkaktuar habi në opinionin shqiptar në Maqedoni. Duke pasur parasysh se Ahmeti nuk e uroi Albin Kurtin dhe Vetëvedosjen pas fitores së arritur në zgjedhje, opinionistët dyshojnë në sinqeritetin e urimit të sotem të Ahmetit për Kurtin. Ata vleresojnë se Ahmeti dhe BDI po frikohen nga efekti Vetëvendosja në Maqedoni dhe kot po mundohen ta pengojnë këtë efekt me urime hipokrite.