Tregtarët e “Tregut të Gjelbër” në Shkup sot në mëngjes dolën në protestë në shenjë revolte kundër rritjes së çmimit të parkingut në Komunën Qendër. Sipas tyre me rritjen e çmimit të parkingut nga 50 në 70 denarë për një orë, iu shkatërrohet edhe ashtu qarkullimi i ulët ditorë.
“Kërkojmë që të ulet çmimi, që të mund të mbijetojmë”.
Tregtarët thonë se në rast se kërkesat tyre për ulje të çmimit bien në vesh të shurdhër të Komunës Qendër dhe N.P. Parkingjet e Komunës Qendër atëherë protestat do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.