Propozime për gjoba kundër katër personave për shkeljen e orës policore në Dibër

Prokuroria Themelore Publike në Dibër dorëzoi propozime për lëshimin e urdhrave ndëshkues kundër katër personave që shkelën orën policore në Dibër.
“Të akuzuarit duke mos respektuar vendimin për ndalimin dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë orës policore kanë lëvizur nëpër Dibër”, thuhet në kumtesën nga Prokuroria Themelore Publike.
Për të gjithë të akuzuarit, prokuroria me propozimet e paraqitura i kërkoi Gjykatës t’u shqiptojë gjobë në shumë prej 10 deri në 100 gjoba ditore.
Personat akuzohen se kanë kryer veprën penale – “mosveprim sipas rregullores shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206 paragrafi 1 të Kodit Penal./MIA