Propozim për numrin e nënkryetarëve të Kuvendit, në seancë plenare

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot ka caktuar vazhdimin e seancës së dytë të Kuvendit në rend dite të së cilës është edhe propozim vendimi për caktimin e numrit të nënkryetarëve të shtëpisë ligjvënëse. Xhaferi propozon që Kuvendi të ketë 5 nënkryetarë.

Në arsyetimin e propozimit, Xhaferi, duke iu referuar Rregullores së Punës dhe Ligjit për Kuvendin, thotë se “numri i nënkryetarëve përcaktohet nga Kuvendi, me propozimin e kryetarit. Nënkryetarët zgjidhen nga radhët e deputetëve që i përkasin partive të ndryshme politike të në Kuvend”

Sipas Rregullores së Punës, opozitës i takon një nënkryetar, dy propozohen nga Komisioni Zgjedhor dhe dy të tjerët duhet të jenë nga mazhoranca.