Pronarët e klubeve të natës protestojnë, kërkojnë ndihmë shtetërore

Pronarët dhe të punësuarit në klubet e natës sot po protestojnë para godinës së Qeverisë. Kërkesat e tyre kryesore janë të ju jepet ndihmë financiare nga shteti, sepse siç thonë plotësisht janë të ç’kyçur nga pakoja e katërt ekonomike. Mes tjerash ata potencojnë se 7 muaj të plotë nuk kanë punuar aspak ndërsa kanë dëm të madh financiar sepse kanë marrë borxhe për të mbajtur biznesin. Kërkesa e tyre e dytë është të fillojnë bisedimet me Qeverinë për sjelljen e protokolleve me të cilët ata do të mund që të fillojnë me punë./TV21