Prokuroria për ndjekjen e krimit filloi procedurë për uebfaqen e KSHZ-së

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin ka ndërmarrë aktivitete për të hetuar procedurën e zgjedhjes së kompanisë prë ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Këtë informacion e kanë konfirmuar nga Prokuroria për TV21.
“Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot ka hyrë në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhorë që të marrë dokumentacionin e tërësishëm të tenderit e cila ka të bëjë me prokurimin publik të softuerit të ri dhe ta vlerësojë ligjshmërinë e procedurës”, thanë nga Prokuroria.
Për të vërtetuar dyshimet, prokuroria siç mësojmë jozyrtarisht sot ka kontrolluar dokumentacionin në KSHZ.
Kujtojmë se në ditën e zgjedhjeve ueb faqja e KSHZ-së pësoi sulme kibernetike dhe si pasojë rezultatet nuk u publikuan siç ndodh rëndom. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski kishte hedhur dyshime në kompaninë e cila është përgjegjëse për të mirëmbajtur ueb faqen e KSHZ-së. /TV21