Prokuroria heton ankesat për parregullsitë zgjedhore

Zhvatje, ryshfet, kërcënime, shkelje të fshehtësisë së votës, këto janë veprat penale që sipas Prokrurisë Themelore Publike janë kryer në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Të njëjtat janë hasur në Shkup, Tetovë, Gostivar, Koçan, Dellçevë e Strugë.

Komisioni për Ndjekje të parregullësive eventuale lidhur me kryerjen e veprave penale, e formuar në Prokurorinë Publike, njofton se gjatë organizimit dhe realizimit të zgjedhjeve lokale përfshirë edhe rrethin e parë të zgjedhjeve, ka arritur numër i madh njoftimesh, parashtresash dhe denoncimesh për indicje për parregullsi zgjedhore.

Prokuroria Themelore Publike

”Pas analizës dhe verifikimesh gjithëpërfshirëse të pretendimeve në parashtresat dhe denoncimet, Komisioni dhe Prokuroritë Themelore Publike të cilat vepruan ndaj tyre menjëherë, vërtetuan ekzistim të elementeve për kryerje të veprave penale të cilat përndiqen sipas detyrës zyrtare në një pjesë të vogël të parashtresave të pranuara dhe raportet. Pas tyre janë formuar lëndë në Prokuroritë Themelore Publike dhe intensivisht po mblidhen prova verbale dhe materiale. Pas shqyrtimit dhe analizës së tyre, prokurorët kompetent do të marrin vendimet e duhura për veprime të mëtejshme”.

Në Prokurorinë Themelore Publike Shkup janë formuar 3 lëndë për vepra penale lidhur me zgjedhjet dhe votimin.

Më tej thonë se poo udhëhiqet procedurë kundër personave të panjohur për të shtëna me armë me zjarri në kohën e mitingut të një partie politike gjatë fushatës zgjedhore. Prokuroria ka formuar lëndë dhe ka dhënë udhëzime MPB-së për identifikimin e autorëve. Po ashtu është formuar lënë edhe për kryerje të veprës penale “Zhvatje” nga ana e disa personave të panjohur drejt një personi nga një listë kandidatësh për këshilltarë të një partie politike për Qytetin e Shkupit. Të dëmtuarit i janë dërguar porosi, mes tyre edhe porosi ku përmendet bombë.

Në Prokurorinë e Gostivarit tregojnë se po grumbullohen prova materiale dhe verbale për një lëndë të formuar për kryerje të veprës penale “Shkelje të feshtësisë së votës”. Në vendvotim në Gostivar një votues ka fotografuar fletëvotimin e tij, pas çka është vërejtur nga anëtarët e këshillit zgjedhor dhe rasti është denoncuar.

Edhe Prokuroria e Tetovës ka ndërmarrë veprime lidhur me denoncimin kundër një personi për kryerje të veprës penale “ Ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit”. Ryshfetin thonë se ka kryer një kandidat për kryetar komune me pllaka betoni.