Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkon gjobë deri në 1.000 euro në kundërvlerë të denarëve, për nëntë persona, banorë të Kumanovës dhe një person, banor i Kriva Pallankës. Të gjithë akuzohen se kanë shkelur nenin 206 alinea 1 të Kodit Penal, gjegjësisht nuk kanë respektuar masat shëndetësore gjatë epidemisë.
Të pandehurit nuk kanë respektuar masat dhe vendimet e miratuara për ndalimin e lëvizjes së popullatës në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kështu ata kanë lëvizur gjatë orës policore nëpër Kumanovë dhe Kriva Pallankë pa leje përkatëse.