“Money Heist” apo siç njihet “La Casa de Papel” është ndër projektet më të suksesshme të gjigantit “Netlix”.
Ky serial ka rrëmbyer zemrat e publikut, që prisnin me padurim të dëgjojnë se ai do të vazhdojë me sezonin e ri.
“La Casa De Papel” së shpejti do të rikthehet me sezonin e pestë, e këtë gjë e konfirmoi emri më i njohur nga seria.
Bëhet fjalë për Alvaro Morten, që njihet si Profesori, i cili konfirmoi përmes Instagramit rikthimin e serialit
“U riktheva! Profesori u rikthye!”, ka shkruar ai sipër fotografisë së shkëputur nga prapaskenat e xhirimeve.