Prizren, vdes 19 vjeçari pasi theret me thikë

Sot gjatë ditës ka ndodhur një përleshje me thikë në lagjen “Tusus” në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një 19 vjeçar.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 15:52 Policia ka marrë informacion për një person të lënduar fillimisht në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes është konfirmuar nga mjekët se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e ftohtë, thika”.

“Ka qenë përleshje ndërmjet tre personave. Dy vëllezër janë arrestuar si të dyshuar”.

Osmanollaj ka shtuar se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë me të cilën dyshohet se është kryer krimi.