Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky takim i strukturave të LDK-së po mbahet disa orë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Para takimit, kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa, ka thënë se nuk kanë lënë që këtë të enjte të kenë ndonjë takim me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para seancës së Kuvendi të do të kemi sinjale do ta publikojmë”, është shprehur Mustafa.
“Sot me anëtarët e kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”.
Të mërkurën, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri me dije se dështuan të arrinin një pajtueshmëri për bashkëqeverisje me LDK-në para seancës së sotme që mbahet në orën 15:00.