Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë 79 pacientë, prej tyre 65 raste janë të konfirmar me Covid-19 pozitiv.
30 nga rastet pozitive me Covid-19 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, derisa pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë duke u trajtuar në repartin e Mjekimit Intensiv.
Pesë prej rasteve pozitive janë në gjendje stabile dhe lirohen për vetizolim në shtëpi, njofton Klan Kosova.
Klinika Infektive është në pritje të rezultateve edhe për 14 raste.