Pretendohet se New Yorku është infektuar me COVID-19 nga Evropa jo nga Azia

Gazeta amerikane “New York Times” në një hulumtim pretendon se koronavirusi i ri (COVID-19) është përhapur në New York nga Evropa dhe jo nga Azia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në artikullin që ndodhet në faqen e internetit të “New York Times”, thuhet se grupe të ndryshme në testimin e genomeve të koronavirusit të marra nga qytetarët e New Yorkut, pretendojnë se virusi ka qenë i pranishëm në rajonin e New Yorkut që në mesin e muajit shkurt javë më parë nga konfirmimi i parë i koronavirusit dhe se virusi është përhapur në rajon nga vizitorët evropianë dhe jo nga Azia.

Sipas artikullit, shkencëtari Harm van Bakel i cili kryen studime laboratorike në Universitetin e mjekësisë “Mounth Sinai Icahn”, si rezultat i punimeve që ka zhvilluar me ekipin e tij, ka përcaktuar se epidemia e COVID-19 është e qartë se “është kryesisht evropian”.

Gjithashtu në gazetë theksohet se edhe në një studim tjetër i kryer nga Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin “Grossman New York”, dolën rezultate të njëjta pavarësisht se punimet janë kryer mbi një grup tjetër të rasteve.

Në hulumtime pretendohet se koronavirusi është përhapur fshehurazi përpara përcaktimit të tij dhe në rastin e zbatimit të një programi të rreptë testimi kjo mund të përcaktohet shumë më parë.