Presidenti Thaçi ngushëllon familjen Lladrovci për vdekjen e nënës së heroit, Fehmiut

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Shefkie Nika – Lladrovci, nënës së heroit të Kosovës, Fehmi Lladrovcit.

Thaçi ka thënë se familja Lladrovci, dha kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! HTH”.