Presidenti Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë

Në 21-vjetorin e të vrarëve në fshatin Beleg të Deçanit, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se askush nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Thaçi, ka kërkuar nga ndërkombëtarët, përkatësisht nga organet e drejtësisë, që të mos i amnistojnë kriminelët serbë.

Postimi i plotë i presidentit Thaçi, pa ndërhyrje:

Sot kujtojmë martirët e vrarë mizorisht nga kriminelët serbë para 21 viteve në fshatin Beleg të Deçanit.

Edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim.

Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës.

Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë.