Presidenti Pendarovski për nesër caktoi seancë të Këshillit të Sigurisë

– Këshilli i Sigurisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nesër nga ora 12 do të mbajë seancë në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski.
Në seancën e Këshillit pritet të diskutohet dhe të sillet vendim për vazhdimin e situatës së jashtëzakonshme në vend për ballafaqim me pandeminë Kovid-19, pasi dje Qeveria në seancën e 41-të të radhës vendosi të dorëzojë Konkluzë deri te presidenti se nevojitet gjendje e jashtëzakonshme për përballje të suksesshme me krizën.
Në seancë, madje siç ka bërë të ditur Kabineti i shefit të shtetit, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Pendarovskit do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherësh koordinator
kombëtar për ndihma të huaja, Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Pas përfundimit të takimit, presidenti Pendarovski do të jep deklaratë për opinionin e cila do të transmetohet në faqen e Fejsbukut të presidentit dhe kanalin në Jutjub./MIA/