Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të martën se ai nuk është testuar për koronavirus, duke shtuar se nuk ka simptoma të sëmundjes dhe se është ekzaminuar nga mjeku i Shtëpisë së Bardhë. “Ndihem jashtëzakonisht mirë. Ndihem shumë mirë”, u tha Trump gazetarëve, pas një takimi me disa senatorë, për të diskutuar masat që duhet ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Presidenti amerikan u bëri thirrje amerikanëve të qëndrojnë të qetë, pasi “koronavirusi do të largohet”. Ndërkohë, Pentagoni ka njoftuar se numri i pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe familjarëve të tyre që janë prekur nga koronavirusi, ka të ngjarë të jetë më i madh, sesa shifrat zyrtare. Në mbarë botën, qeveritë, organizatat dhe qytetarët gjithashtu kanë ndërmarrë veprime për të luftuar kundër përhapjes së virusit. Më shumë se 113,000 njerëz janë infektuar në të gjithë botën. Rreth 4,000 persona kanë vdekur, shumica prej tyre në Kinë.

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti i cili për momentin po ndodhet në Podujevë, ku po mbahen zgjedhjet e parakohëshme lokale.

Ai para gazetarëve u deklarua se trupat amerikane duhet dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë, ndërsa për taksën 100%, ai u deklarua se do të zëvendësohet me reciprocitetin.