La Viola mund të vendosë të shkarkojë trajnerin e tyre këtë fundjavë, raportojnë mediet në Itali, përcjell lajmi.net.
Fiorentina ka humbur tre nga gjashtë ndeshjet e para në Serie A këtë sezon, dhe renditet në vendin e 11 në tabelë.
Cesare Prandelli raportohet të jetë në ‘Pole Position’ për të marrë punën e trajnerit te Fiorentina, nëse Iachini shkarkohet.
Prandelli ka qenë një trajner i mirë te Fiorentina në epokën Della Valle, pasi skuadra arriti të luante në Ligën e Kampionëve në sezonin 2009/2010.
Thuhet se Prandelli do të pranonte të nënshkruante një kontratë deri në fund të sezonit, me Fiorentinan që synon të emërojë një trajner të ri gjatë verës.