Postat e Maqedonisë, pritet vendimi i qeverisë për bankën e re

Kanë kaluar pesëmbëdhjetë ditë që kur “Postat e Maqedonisë ” vendosi që operacionet e pagesës postare të kryhen përmes Halk Bank. Por, banka nuk mund të fillojë punën, sepse vendimi nuk është miratuar në një seancë qeveritare. Nga Qeveria nuk shpjegojnë pse kjo pikë nuk ishte në agjendën e dy seancave të fundit. Përndryshe, Bordi i Drejtorëve të SHA. Postat e Maqedonisë së Veriut e pranuan ofertën e bankës me shpjegimin se Halk banka ka kriteret e nevojshme për vlerësimin e ofertës. Halk Bank duhet ta marrë përsipër punën e Bankës tashmë të dështuar Eurostandard./ALSAT