Porosi Ahmetit dhe Durakut: Barutin e kemi ende në duar! (FOTO)

Përmes një porosie të shpërndarë në rrjetet sociale nga siç thuhet ish ushtarë të UÇK-së  shprehet një reagim i ashpër lidhur me  zërat se siç shkruhet “subjektet maqedonase janë gati të shkelin vullnetin politik të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut të cilët më 15 korrik ia besuan BDI-së.”

Në porositë e tyre kanë potencuar se janë të gatshëm për pushkë dhe se barutin e kanë akoma nëpër duar.

“Kur ka qenë puna e dyfekut kemi qenë burra të dyfekut. Kur është dashur lufta kemi qenë luftëtarë. Kur duhet paqe jemi paqësorë. Por ama nëse dikush tenton diçka ndryshe, ne duart akoma i kemi me erë baruti”, thuhet në reagimin e shkurtër që është publiku në disa profile në facebook si Shqiptar autokton dhe BDi dega Likovë. Nuk dihet se kush qëndron pas kësaj porosie dhe se porosia mbetet në kushte anonimiteti. Megjithatë lidhur me këtë pritet ndonjë prononcim apo reagim zyrtar.