Populli duhet të votojë për ardhmërinë e kombit dhe fëmijëve tanë

Arbër Çeliku

Atë që shoh në këtë fushatë zgjedhore në RMV është me sa vijon: me regji të UDBËS kasta e vjetër politike, e shoqëruar me trumbetimin e disa mercenarëve intelektualë gjysmanalfabetë, po e jep goditjen e fundit ndaj proceseve kombëtare shqiptare, që mezi arriti t’i ndrydhte për dekada me radhë…
Detyra e militantëve do të jetë përsëri të thyejnë shtabe zgjedhore, të kërcënojnë, shantazhojnë, frikësojnë dhe rrahin…
Njerëzit të bëjnë kujdes dhe mos bien pre e provokimeve të tilla, vota është e drejtë individuale e gjithsecilit dhe le të shkojë aty, ku do të mbrohet e ardhmja e kombit dhe e gjeneratave të reja!