Pompeo: Kjo nuk është hera e parë që një virus del nga Kina

“Ne vlerësojmë se ka laboratorë të shumtë brenda Kinës që po vazhdojnë të punojnë, me patogjenet ngjitëse”, tha Pompeo në një konference për shtyp në Departamentin e Shtetit.

“Ne nuk e dimë nëse ata po punojnë me një nivel të sigurisë për të parandaluar që kjo (pandemia e coronavirusit) të ndodhë përsëri. Mos harroni kjo nuk është hera e parë që ne kemi pasur një virus të dalë nga Kina”, tha Pompeo.

Coronavirusi i ri u paraqit për herë të parë në Kinë, në fund të vitit të kaluar dhe shumë shpejt u shpërnda në të gjithë botën.

Më 19 prill, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën se mund të përballet me pasoja, nëse ishte “me vetëdije përgjegjëse” për përhapjen e coronavirusit.

“Ka mundur të ndalet në Kinë para se të fillojë përhapjen, e gjithë bota po vuan për shkak të kësaj”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.