Pompeo: Ekziston mundësia që Rusia të kyçet në luftën kundër Kinës

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo beson se ekziston mundësia që Rusia të kyçet në politikën amerikane orientuar kundër Kinës.

Ai e potencoi këtë gjatë sesionit për rezultatet, duke u përgjigjur në pyetjen nëse është e mundur të bindet Rusia të involvohet në këto marrëdhënie.

“Mendoj se ka shans. Kjo mundësi u krijua nga marrëdhëniet natyrore midis Rusisë dhe Kinës dhe ne mund të bëjmë diçka. Ka vende ku duhet të bashkëpunojmë me Rusinë”, tha Pompeo.

Gjatë fjalës së tij, Pompeo propozoi të formohet “aleancë e re e demokracive” për të luftuar Kinën, sepse me veprimet e saj, Kina paraqet “kompleks të sfidave të reja” me të cilat Perëndimi nuk është përballur ende. /MIA