Polonia paralajmëron zbutjen e masave ndaj koronavirusit

Ministri i shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumowski tha që vendi do të fillojë të lehtësojë kufizimet nga 19 prilli.

“Ne do të ngrisim ngadalë ekonominë”, i tha Szumowski radiostacionit RMF FM.

Zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se kufizimet në dyqane ka të ngjarë të hiqen së pari.

Muller tha se vendimet do të merreshin të mërkurën ose të enjten, pasi qeveria të ketë analizuar të dhënat nga fundjava e gjatë e Pashkëve, transmeton lajmi.net.

Nga e enjtja, do të jetë e detyrueshme që të gjithë të mbulojnë fytyrën kur ndodhen jashtë, qoftë një maskë apo shall, për të cilën Muller tha se mund të lehtësojë heqjen e kufizimeve për numrin e klientëve brenda dyqaneve. Aktualisht, numrat e supermarketeve janë të kufizuar në tre klientë për arkëtar.

Qeveria po konsideron gjithashtu heqjen e një ndalimi të vizitave në pyje dhe parqe kombëtare.

Që nga e hëna në mbrëmje, Polonia kishte regjistruar 6.934 raste Covid-19 dhe 245 vdekje të lidhura me virusin.