Data më e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni është 28 qershori, deklaroi zëdhënësi i qeverisë, Michal Dworczyk.
Politikanët dhe liderët kombëtarë debatuan në lidhje me zgjedhjet e planifikuara më parë për më 10 maj, ku opozita argumentoi se do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve gjatë pandemisë së koronavirusit dhe se nuk mund të zhvillohej thjesht me votim postar, siç kërkonte partia qeverisëse.
Partia konservatore në pushtet, PiS nuk pati më kohë dhe zgjedhjet u pezulluan në minutën e fundit.
Të hënën parlamenti miratoi një ndryshim në ligj, sipas së cilit 30 milionë votuesit e ligjshëm mund të zgjidhnin vetë nëse dëshironin të votonin me postë ose personalisht.
Kryetari i parlamentit do të marrë vendimin përfundimtar lidhur me datën e zgjedhjeve.




