Polakët iu drejtuan kutive të votimit për zgjedhjen e presidentit për një mandat pesëvjeçar.
Votimet duhej të zhvilloheshin më 10 maj, por u shtynë nga pandemia Covid-19.
Qendrat e votimit do janë hapur në orën lokale 07:00 deri në orën 21:00.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (PKW) do të mbajë katër konferenca për shtyp për të paraqitur shifrat e pjesëmarrjes.
Publikimi i sondazheve dhe promovimi i kandidatëve ose listave individuale, përfshirë ato në internet, hyri në fuqi mesnatën e së premtes dhe do të zgjasë deri në fund të votimit.
Nëse asnjë nga 11 pretendentët në garë nuk fiton më shumë se 50% të votave, sipas ligjit polak, një raund i dytë do të mbahet më 12 korrik.