Pollozhani: Hienat e LKJ-së dhe Klanit Pronto po mprehin dhëmbët

Shpëtim Pollozhani Hienat e hanë pren të gjallë. As këta të Klanit Pronto dhe të profiterëve të demokracisë të LDK, nuk dallojnë aspak. Këta janë në gjendje edhe ta shkatërrojnë, sikurse që e shkatërruan Kosovën këto 20 vjetët e fundit, vetëm për të qëndruar në pushtet për mbrojtjen e pronave të zhvatura nga qytetarët e Kosovës. Kur i shoh disa pronto-istë dhe ldk-Istë, mundohem ta gjej ndryshimin ndermjet këtyre dhe anëtarëve të Komitetit Qendror të LKJ. S’ka! Këto janë në gjendje ta hanë të gjallë Albin Kurti, por…, nuk e dijnë se Albini e din se çfarë bën. Tani përgjegjësia bie mbi ata që u japin legalitet njerëzve që ia humbën të gjithë ate kapital politik që e fitoi Kosova gjatë viteve të rrezistencës dhe luftës së drejtë për liri. Besoj se në zgjedhjet e ardhshme paramentare, populli i Kosovës do ta përmirsojë gabimin e vitit të kaluar dhe do ti japë Kurtit mbi 50% të votave.