Policia shqiptare me “dorë të hekurt”, gjobiten qindra qytetarë për mosrespektim të izolimit

Në të gjithë Shqipërinë, kryesisht në Tiranë, janë shoqëruar 41 shtetas nga policia, pasi nuk respektuan oraret kufizuese dhe nuk iu bindën urdhrit për t’u futur në banesa.

Si pasojë këta individë janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Shqipërinë, janë evidentuar 129 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu, anë konstatuar 17 subjekte tregtie që nuk kanë respektuar orarin për mbylljen në orën 13:00 dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.