Policia nuk falë parregullsitë në komunikacion, deri në mesditë në Kërçovë sanksionohen 70 persona

Aksioni i radhës i kontrolleve të zgjeruara në sferën e komunikacionit gjatë ditës së sotme u zhvillua në Kërçovë. Deri në ora 13 gjatë ditës së sotme në këtë qytet policia ka sanksionuar 70 persona dhe atë kryesisht për vetura të pa regjistruara dhe vozitës pa leje.
Toni Angellsoki zëdhënësi i MPB-së tha se kontrollet e zgjeruara do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera të vendit. Qëllimi siç tha ai, është që të vendoset rregull në komunikacionin rrugorë në vendin tonë.

“Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e zgjeruara të veprimit në sferën e komunikacionit. Sot jemi në Kërçovë dhe për kaq orë sa jemi këtu dhe sa është duke zgjatur aksioni për kontrolle kemi 70 sanksione, më shumë për vetura të pa regjistruara, për vozitje pa leje si dhe për vepra të tjera kundërvajtje. Këto kontrolle po zhvillohen në territorin e gjithë shtetit, siç e dini dje ishim në Manastir ku kishim 233 sanksione gjatë ditës”, deklaroi Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.