Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se më 04.06.2021 në ora 09.15 në afërsi të fshati Llojan të komunës së Likovë, policët kanë kapur 5 emigrantë.
Dy nga emigrantët kanë qenë nga India dhe tre nga Pakistani.
“Është kryer kontroll edhe i terrenit, ku është gjetur pistoletë me katër plumba, dy celularë dhe mbushës për celularë. Emigrantët dhe mjetet janë dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme”, njoftojnë nga MPB-ja./TV21