Njësiti për tregti ilegale pranë SPB në Shkup ka ngritur padi penale ndaj R.P. (38) nga Saraji dhe B.S. (37) nga fshati Gllumovë i kësaj komune, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë bë vepër penale “prodhim dhe tregti me drogë”. Policia është future në shtëpitë e tyre dje në mëngjes. “Më datë 04.12.2019 në ora 07,00, me urdhër të gjykatës policët e Njësitit për tregti ilegale kanë bastisur shtëpinë e B.S. (37) me ‘çrast është gjetur kokainë. Të njëjtën ditë është gjetur dhe është konfiskuar marihuanë dhe farë marihuane. Të dy personat janë arrestuar dhe nga Gjykatësi u është caktuar masë paraburgimi”, njoftoi MPB.
Maqedoni Policia i kapë në gjumë dy dilerë nga Saraji, u hyn me...