Policia e stacionit policor Gjorçe Petrov ka kryer bastisje në fshatin Kondovë. Bastisja është kryer me urdher gjyqësor, pas informatave të siguruara për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur më 26 nëntor të këtij viti.
Me këtë rast janë arrestuar dy të rinj të moshës 21 dhe 22 vjeçare. Policia paraprakisht ka thirrë në bisedë informative edhe një 24 vjeçar nga fshati Lubin dhe është ndriçuar një vjedhje e ndodhur në shitore në lagjen Gjorçe Petrov.
Maqedoni Policia hyn në Kondovë, ja kush u arrestua!






