Poeti kumanovar i shkruan poezi të mrekullueshme shqiptarisë

EMRIN E KE SHQIPËRI

Selajdin Shabani-LAJDINS

Jetëgjatësia jote nuk ndalet,
ecën si zvarranik,
ani pse filli yt është me Tokën e Diellin,
lëkura të ndrydhet e të rrudhet,
por ti vazhdon të mbetesh racë më e bukur.
Rrugëtimi yt si një guaskë në brinjët e dhisë.

Ti mbetesh e fortë, nga shpina, barku e këmbët,
bën dashuri e nuk shumohesh, bëhesh urë e nuk rrënohesh,
mbetesh Mesi i Artë,
me zemër të madhe e me lëkurë të regjur.

Ti mbetesh banorë i planetit
nga fillimi e për mot
dhe jeton si lumë qe derdhet në det e oqean.
Ti merr frymë nën ujë
dhe kur kërcënohesh futesh nën lëkuren tënde
dhe ecën e ringjallesh
duke u mbrojtur nën eshtrat e ndizesh si eshkë.

Ti lëkundesh, përplasesh, trandesh, sfidon me dhembjet
por mbijeton,
Shqipe, Shpirti yt i ndarë, nuk copëtohet, ti je metuzalem.

Dhëmbët të dalin të rinj, të bien dhe përsëri të dalin,
sytë i ke shqiponjë rreth e rrotull në errësirë,
sheh më mirë se njerëzit dhe më mirë e dallon ylberin.
Ushqehesh si mundesh
dhe jeton në botën tënde,
si mbret pa kurorë.