Nga virusi korona deri më tani në botë janë shëruar 1.242.432 persona, ndërsa po ulet edhe numri i të sëmurëve të cilët janë në gjendje kritike, i cili tani është dy për qind.
Sipas Uorlldmeters, në botë deri më tani nga virusi Kovid-19 janë infektuar 3.727.936 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë 258.344 persona. Më e rëndë është gjendja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku janë infektuar më shumë se 1,2 milionë persona, ndërsa më shumë se 72.000 persona kanë ndërruar jetë, derisa prej vendeve evropiane Spanja është me numër më të madh të të infektuarve, ndërsa sipas numrit të të vdekurve dje Britania e Madhe e tejkaloi Italinë.
Në Evropë, pas Spanjës, më së shumti të infektuar ka në Itali, Britani të Madhe, Gjermani dhe Rusi, ndërsa më së shumti raste të vdekjes pas Britanisë ka në Itali, Spanjë dhe Francë.
Nga vendet latinoamerikane më e keqe është gjendja në Brazil, ndërsa në Lindjen e Afërt në Iran. Në Kinë, prej ku u shpërnda virusi, deri më tani janë infektuar 82.883 persona, ndërsa ndërruan jetë 4.633.
Në rajon për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve edhe më tutje kryeson Rumania me 13.837 të infektuar dhe 841 të vdekur./MIA
Rajon-Botë Po rritet numri i të shëruarve nga Kovid-19, ulet i të sëmurëve...