Po përgatitet qeveri e re në Maqedoni pa Zaevin kryeministër dhe pa Ali Ahmetin?

Një shumicë e re po përgatitet në Maqedoninë e Veriut, me kryeministër dhe ministra të rinj. Këtë paralajmërim e ka bë gazetari i njohur maqedonas, Zoran Ivanov, i cili me përvojën e tij të gjatë, njihet si gazetar me burime të shumta në skenën politike. Ivanov ka paralajmëruar edhe subjektet që do të formojnë shumicën e re, duke përmendur VMRO-DPMNE-në dhe ”LSDM-në e vjetër”.
“Po përflitet… A po përgatitet qeveri e re puçiste gjithmaqedonase mes kuadrove të vjetra të LSDM-së dhe kuadrove të reja të VMRO-DPMNE-së?”, ka shkruar Ivanov në facebook, transmeton gazeta Lajm.
Ai nuk ka përmendur subjektet shqiptare, por supozohet se BDI nuk do të ishte pjesë e kësaj shumice.