Po gjurmohen kontaktet e ministrit Spasovski, më pas do të dihet kush do të izolohet

Pasi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski mbrëmë ka njoftuar se është infektuar me KOVID-19, nga Qeveria informojnë se është duke u zhvilluar anketë epidemiologjike për kontaktet e tij, pas cka do të dihet se kush do të shkoje në izolim. Anketë po bëhet edhe në MPB.

“Është duke u zhvilluar anketë epidemiologjike për kontaktet që ministri Spasovski i ka pasur këtyre ditëve. Pas kësaj do të dihet kush do të merr vendim për izolim. Theksojmë se të gjithë kontaktet kanë qenë me respektim të distancës së parashikuar dhe bartjen e maskës. Në lidhje me kontaktet në qeveri, theksojmë se seancat po mbahen me videokonferencë”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.