Largimi i Zoran Zaevit nga posti i kryeministrit më 3 janar dhe formimi i Qeverisë teknike mund të jetë fundi i koalicionit mes LSDM-së dhe BDI-së, respektvisht kryeministri teknik mund t’i falënderohet ministrave të BDI-së për pjesmarrjen e deritanishme në Qeveri, shkruan portali Plusinfo, duke u thirrur në burime brenda LSDM-së, transmeton gazeta LAJM.
Për raportet brenda koalicionit qeveritar, LSDM-ja do të diskutojë deri në fund të javës dhe më pas do të jetë më e qartë nëse formimi i qeverisë teknike e cila do t’i zbatojë zgjedhjet do të thotë edhe ndërprerje e bashkëpunimit mes LSDM-së dhe BDI-së.
Kryeministri Zoran Zaev, paralajmëroi ditë më parë se, LSDM-ja do të diskutojë për raportet me BDI-në pasi partia e Ali Ahmetit dorëzoi 5.000 amendamente për të bllokuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor, në pjesën e ndryshimit të modelit zgjedhor. Zaev, deklaroi se kjo është një arsye serioze për të menduar sa është i qendrueshëm koalicioni qeveritar, pas vendimit të njëanshëm të partisë së Ahmetit.
Nëse LSDM-ja vendos që para zgjedhjeve ta largojë BDI-në nga Qeveria, jozyrtarisht ulëset e ministrave të partisë së Ahmetit do të zëvendësoheshin me kuadro të partisë së Menduh Thaçit dhe Afrim Gashit, që janë pjesë e qeverisë aktuale.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë LINK.